Dëmet e grevës prezantohen përmes bankave dhe karrigave të zbrazura në sheshin e Prishtinës

Banka dhe karrige të zbrazura është instilacioni simbolik “Fëmijët në Shkolla”, i cili është prezantuar sot nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë– KOMF në sheshin e Prishtinës.
KOMF po ashtu prezantuan edhe të dhëna dhe fakte rreth dëmeve që ndërprerja e mësimit po shkakton tek fëmijët.
“320 mijë janë jashtë procesit mësimor, 25.000 fëmijë presin të ulen për herë të parë në bankat e shkollës, Mungesa e mësimit dëmton shkathtësitë e të folurit tek fëmijët, Mungesa e mësimit dëmton shëndetin mendor dhe ul vetëbesimin tek fëmijët, Mungesa e mësimit rrit izolimin social të fëmijëve, Mungesa e mësimit rrit mundësinë e braktisjes së shkollimit., Mungesa e mësimit rrit mundësinë e dhunës dhe keqtrajtimit në familje, në komunitet e mes bashkëmoshatareve., Mungesa e procesit mësimor shkakton çrregullim të rutinës ditore të fëmijëve., Koha që fëmijët shpenzojnë në telefon, televizor apo video lojëra, rritet me mbi 5 orë në ditë., Mungesa e mësimit krijon çrregullim të metabolizmit tek fëmijët, pasivitet fizik, ushqyerje të pakontrolluar dhe mbipeshë., Mungesa e procesit mësimor zbeh integritetin dhe autoritetin e shkollës dhe mësimdhënësit si institucion., Mungesa e procesit mësimor rrit nivelin e stresit tek prindërit dhe rrit shpenzimet familjare., Mungesa e mësimit rrezikon qëndrueshmërinë financiare të familjes, duke rritur mundësitë e humbjes së vendit të punës së prindërve., Mungesa e mësimit rrit mundësinë e përfshirjes së fëmijëve në forma të rënda të punës, përfshirë punën në rrugë., Mungesa e procesit mësimor, rrit pabarazitë mes fëmijëve., Mungesa e mësimit rëndon gjendjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe krijon regres të madh në zhvillimin e tyre., Deri tani: 17 ditë dhe 4.208 orë mësimi të humbura!, Deri tani: Rreth 12% e plan-programit kurrikular, është humbur!”, janë të dhënat e prezantuara nga KOMF.
Drejtoresha e KOMF-it, Donjeta Kelmendi tha se bankat e zbarëta janë për të simbolizuar dhe shprehur pakënaqësitë e tyre për mos zhvillimin e procesit mësimor.
Anëtarja e kësaj organizate, Remzije Krasniqi tha se dëmet që janë shkaktuar janë të pariparueshme. Ajo bëri thirrje që palët të cilat janë të përfshira në këto bisedime ta kenë interesin më të madh te fëmijët./21Media

Back to top button