Përdorimi rregullisht i faculetave të lagura mund të dëmtojë seriozisht lëkurën tuaj dhe të shkaktojë disa probleme.

Këto janë disa mënyra se si pastrimi i make up-it me faculeta të lagura mund të ndikojë negativisht në lëkurën tuaj.

Shkaktojnë thatësi

Letrat e lagura përmbajnë alkool, i cili heq make up-in, por gjithashtu heq vajrat natyrale të lëkurës. Mungesa e lagështirës çon në lëkurë të thatë. Për më tepër, këto letra nuk pastrojnë në mënyrë të efektshme fytyrën dhe prapëseprapë lënë mbeturina pas. Dhe kur aplikoni hidratues, ata nuk do të funsionojnë ashtu siç dëshironi.

Janë arsyeja e poreve të bllokuara dhe plasaritjes

Njerëzit përdorin letrat e lagura për të hequr qafe papastërtinë, vajin e tepërt, make up-in etj. Por nuk janë të vetëdijshëm që një pjesë e tyre mbetet gjithmonë pas. Kjo çon në pore të bllokuara.

Mund të shkaktojnë plakje të parakohshme

Sipas një mjeku të njohur kozmetik dhe një eksperti për lëkurën, përdorimi i letrave të lagura mund t’ju bëjë të plakeni para kohe. Kur përdorni një letër të lagur, ju prireni ta fërkoni lëkurën, gjë që shkakton lëkurë të varur, rrudha dhe pigmentim.

Ato në të vërtetë nuk e pastrojnë fytyrën tuaj

Sipas estetikës së famshme dhe ekspertit të lëkurës, Renée Rouleau, letrat e lagura kurrë nuk e pastrojnë me të vërtetë fytyrën tuaj. Ato thjesht “njollosin papastërtinë, bakteret, vajin dhe përbërjen përreth saj.” Një shpëlarje është gjithmonë e nevojshme. Mënyra më e mirë për të hequr qafe make up-in është duke e larë fytyrën me ujë dhe një pastrues të butë