Demi Lovato ka thënë se kishte tri sulme në tru dhe një në zemër pas një mbidoze të ilaçeve në vitin 2018 dhe se mjekët i thanë asaj se kishte qenë disa minuta larg vdekjes.

Ylli i pop-it amerikan, 28 vjeç, thotë se mjekët i thanë se kishte edhe 5 deri në 10 minuta jetë, transmeton rtv21.tv.

Lovato gjithashtu u tha gazetarëve se ajo kishte mbetur me dëmtime të trurit dhe ende i ndjenë efektet.

Këto efekte përfshijnë dëmtim të shikimit, që do të thotë se ajo nuk mund të ngasë makinën dhe ka vështirësi në lexim.

Ish-ylli u dërgua në spital në korrik të vitit 2018 pasi u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj në Los Angeles. Mbidoza ishte shkaku.

Për serinë e saj të re dokumentare në YouTube “Dancing With The Devil”, ajo thotë: Unë kam pasur shumë jetë, si një mace. Unë jam në jetën time të nëntë”.

Ajo tha se po lëshonte dokumentarin “për të ndihmuar njerëzit që kanë qenë në të njëjtën rrugë”.

Lovato ka qenë e hapur në lidhje me luftën e saj me shëndetin mendor dhe varësinë gjatë gjithë karrierës së saj.

Lovato rifilloi karrierën e saj të këndimit në Grammy Awards të vitit të kaluar dhe këndoi himnin kombëtar në Super Bowl 2020.

Muajin e kaluar, ajo këndoi në një televizion special duke shënuar përurimin e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden./21Media