“Demi Lovato: Dancing with the Devil” titullohet dokumentari katër pjesësh dedikuar këngëtares Demi Lovato.

Traileri i cili u lansua për këtë dokumentar paraqet këngëtaren duke thënë se në vitin 2018 ka pasur shumë probleme si rezultat i mbidozës së drogës. Ajo në këtë dokumetar rrëfen hapur pasojat, se si është dërguar në spital, dhe se si mjekët i kanë thënë se ka jetë vetëm edhe dhjetë minuta.

Lovato ka treguar e ka pasur goditje në tru, në zemër, por se ia ka dalë dhe ka marrë vetën.

Seritë e këtij dokumentari u njoftua se do të lansoheshin në Ju Tube në qershor të 2020-tës, dhe se ato do të nxirrnin në pah udhëtimin e Llovatos gjatë tri viteve të fundit. Regjinë e tij u bë e ditur se do ta bënte Michael Ratner.

“Demi Lovato: Dancing with the Devil” vjen pas lansimit të dokumentarit të Lovatos të vitit 2017, të titulluar “Demi Lovato: Simply Complicated”.

Në janar të 2021-tës, këngëtarja ndau me fansat e saj në mediet sociale titullin e tij, duke sqaruar po ashtu se ka shumë gjëra që dëshiron tu tregojë dhe se rrëfimi përmes dokumentarit është mënyra më e mirë për ta bërë këtë.

Dy episodet e para të dokumentarit “Demi Lovato: Dancing with the Devil” do të shfaqen premierë me 23 mars 2021, ndërkaq dy të fundit në dy të martat e ardhshme./21Media