Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore tha se pandemia ka afektuar shumë jetën e grave në Kosovë. Në emisionin “Start Up” në RTV21, Demolli u shpreh se gjatë kësaj periudhe u rrit edhe dhuna ndaj grave.

“Pandemia ka afektuar shumë jetën e grave, sepse kemi shumë gra që janë gra punëtore në shtëpi dhe ato nuk është që s’u gjenden në një situatë të vështirë. U rrit edhe dhuna në familje në 38% dhe ato që kanë qëndruar në shtëpi nuk e kanë pasur të lehtë. Jeta në pandemi për gratë e Kosovës ka qenë tejet e vështirë.”, deklaroi mes tjerash ajo.

Sipas Demollit, të gjitha masat që u ndërmorën nga të dy Qeveritë s’e kanë perspektivën gjinore./21Media

#StartUp #LuljetaDemolli: Pandemia ka afektuar shumë jetën e grave në Kosovë, u rrit edhe dhuna në familje

#StartUp #LuljetaDemolli: Pandemia ka afektuar shumë jetën e grave në Kosovë, u rrit edhe dhuna në familje

Posted by RTV21 on Monday, July 20, 2020