Kryetari i Rahovecit shkoi për t’i vizituar

Kryetari i Rahovecit shkoi për t’i vizituar

Persona të paidentifikuar kanë dëmtuar varrezat e romëve, ashkalinjve dhe egjiptasve në Rahovec. Lidhur me ketë ka reaguar Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, duke e dënuar ashpër këtë vepër.

“U.d i ministrit të MPBAP-së, z. Xhelal Sveçla ka kontaktuar me deputetin Elbert Krasniqi të cilin e ka siguruar që MPBAP ka ndërmarrë të gjitha masat ligjore dhe do të bëhet maksimumi që të gjenden kryesit e kësaj vepre. Policia e Kosovës po punon në vazhdimësi në zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti. “, thuhet në njoftimin e MPBAP-së.
Dëmtimin e këtyre varrezave e ka dënuar edhe kryetari i Komunës së Rahovecit.

Ai sot bashkë me deputetët përfaqësues të komunitetit Rom, Ashkanli dhe Egjiptas , Veton Berisha, Elbert Krasniqi,  Albert Kinolli, Ministrin e Bujqësisë  Erxhan Galushi dhe shefin e ZKK-së në Rahovec,Lendrit Qeli ishin për t’i vizituar këto varreza./21Media

I shoqëruar nga deputetët përfaqësues të komunitetit Rom, Ashkanli dhe Egjiptas , z. Veton Berisha, z. Elbert Krasniqi,…

Gepostet von Smajl Latifi am Samstag, 11. April 2020