Sami Khedira ka pësuar një dëmtim të rëndë, dhe duket se sezoni për të ka përfunduar.

Sipas raportimeve që vinë nga Gazzetta Dello Sport analizat të cilave u është nënshtruar mesfushori gjerman për të përcaktuar shkallën e dëmtimit kanë vërtetuar se për t’u kthyer i gatshëm për të luajtur sërish, Khediras do t’i duhen minimalisht 2 muaj dhe për këtë arsye ky sezon futbollistik mund të konsiderohet i mbyllur për të.

Një humbje e madhe kjo për trajnerin Sarri dhe Juventusin që kishte nevojë për eksperiencën e Khediras në këtë periudhë të ngjeshur me ndeshje