Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se sot pasdite është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 100 mm në lagjen ” Prroi i Njelmët” në Zonën Industriale ( rruga Prishtinë – Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit deri më tash ishin në vendngjarje për sanimin e tij.

“Ju njoftojmë se, për shkak të natyrës më të ndërlikuar të defektit, si pasojë e kabllove elektrike në afërsi të gypit dhe mosrrezikimit të jetës së punëtorëve, gjysma e sanimit ka mbetë të realizohet mëngjesin e ditës së nesërme. Me këtë rast, pa ujë të pijshëm janë:lagjja ” Prroi i Njelmët”  Zona Industriale ( në afërsi të gypit të dëmtuar) deri te rrethi i lagjes ” Arbëria” që lidhet me rrugën Prishtinë- Mitrovicë. Konsumatorëve u kërkojmë ndjesë dhe u premtojmë që me zbardhjen e ditës së nesërme, ekipet do të merren intensivisht me sanimin!”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina./21Media