Ish kryeministri francez, François Fillon dhe gruaja e tij janë dënuar me burg lidhur me një rast të punëve mashtruese.

Politikani konservativ u dënua me 5 vite burg, 3 nga to me kusht, teksa gruaja e tij u dënua me tre vite me kusht.

Secili u gjobit edhe 375 mijë euro. Ata janë ankuar duke bllokuar kësisoj arrestimin e menjëhershëm të ish kryeministrit Fillon.

Ai u shpall fajtor se pagoi 831 mijë euro gruas së tij. “Pagesa nuk ishte në proporcion me punën e bërë“, ka deklaruar një gjykatës francez, duke theksuar se zonja Fillon ishte punësuar në një vend pune që ishte i panevojshëm. Ajo u shpall fajtore edhe për bashkëpunim në fshehjen dhe përvetësimin e fondeve publike.

Ish kryeministri francez, François Fillon është pjesë e politikës për disa dekada. Pas shërbimit si anëtar i parlamentit, dhe në një numër të roleve ministrore, ai u bë kryeministër i Francës mes viteve 2007 dhe 2012, nën presidentin Nicolas Sarkozy, shkruan rtv21.tv.

Para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017, Fillon shihej si kandidati kryesor nga partia republikane, dhe udhëhiqte sondazhet për të fituar presidencën, mirëpo ky skandal e rrënoi kandidaturën e tij.

Gazeta satirike, Le Canard Enchaine deklaroi se gruaja e kandidatit presidencial, Penelope Fillon ishte e punpsuar si asistente parlamentare e tij për 6 vite në vitet 90të dhe në filllim të viteve 2000, mirëpo asnjëherë nuk e ka kryer punën e saj, për më tepër është paguar 831 mijë euro për rolin e saj.

Fillon mohoi pretendimet duke deklaruar se kundërshtarët e tij dëshirojnë të sabotojnë fushatën e tij përmes gruas, duke premtuar e do të vazhdojë me zgjedhjet.

Teksa skandali u rrit ai kërkoi falje për punësimin e familjarëve, duke thënë se edhe pse është e ligjshme, ky veprim ka shkaktuar mosbesim.

Në raundin e parë të votimeve Fillon që dikur ishte duke udhëhequr doli i treti, duke mos arritur të vazhdojë në raundin e dytë./21Media