Është shpallur fajtor për vepren penale shtyrja për kryjern e veprave terrosite, F.M i akuzuar për kërcënim ndaj ambasadorit të Republikës së Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.

Ai është dënuar me 1 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Në dënimin e shqiptuar të akuzuarit i llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim prej datës 20.10.2020. Gjykata pas shpalljes së aktgjykimit në bazë të nenit 367 par.3 të KPPRK-së ka vazhduar paraburgimin deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi por jo më gjatë se koha e dënimit të shqiptuar me këtë aktgjykim, pasi që janë plotësuar kushtet në bazë të nenit 187 par.1 nënpar.1.2, pika 1.2.3, pasi që pesha e veprës penale, mënyra dhe rrethanat me të cilat është kryer vepra penale, sjellja e tij e mëparshme ku i akuzuari ndiqet penalisht edhe për disa vepra tjera dhe është i dënuar me një aktgjykim të formës së prerë, rrethana këto që tregojnë edhe karakteristikat e tij personale që ekziston rreziku se i njëjti mund të përsërisë vepër penale ose të kryej veprën penale për të cilën është kanosur se do ta bëjë. “, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Sipas aktakuzës F.M me datë 19.10.2020 rreth orës 23:00 përmes rrjetit social “Facebook” në Fushë Kosovë, me paramendim dhe dashje kishte postuar thirrje përmbajtje kërcënuese ndaj Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Francë Q.G./21Media