Një grua, 29 vjeçare e cila mashtroi se kishte kancer dhe madje rroi kokën për të bindur miqtë e saj se ishte e sëmurë në mënyrë që ata të paguanin për dasmën e saj të ëndërrave 8,500 £ është dënuar me pesë muaj burg.

Toni Standen, 29 vjeç, nga Widnes, Cheshire, shpiku një histori se ajo ishte diagnostikuar me kancer dhe kishte vetëm dy muaj jetë.

Miqtë hapën një faqe GoFundMe për ta ndihmuar atë dhe partnerin e saj James të bënin një ‘dasmë që meritojnë’, transmeton rtv21.tv.

Standen u paraqit para Gjykatës së Magjistraturës Chester dhe u deklarua fajtore për mashtrim.

Ajo është burgosur për pesë muaj dhe është urdhëruar të paguajë një donacion prej 2,000 £ të bërë nga një biznesmen vendas.

Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës tha se në qershor 2015 Standen u tha dy miqve të saj, Ashlea Roëson dhe Jennifer Douglas, se ajo ishte diagnostikuar me kancer.

Zonja Standen siguroi azhurnime të rregullta për trajtimin e saj për miqtë e saj me aq qartësi dhe detaje sa gjendja nuk u vu në dyshim kurrë.

Ajo gjithashtu rroi kokën për tu dukur sikur po kalonte trajtim dhe ndau fotografi të kësaj në mediat sociale.

Mashtruesja më vonë pretendoi se kishte dy muaj jetë dhe tha se dëshira e saj ishte që babai i saj 57-vjeçar Derek, i cili po vdiste nga kanceri, ta dërgonte në altar.

Miqtë e saj filluan mbledhjen e fondeve për të ndihmuar në financimin e dasmës e cila u mbajt pas vdekjes së babait të saj në Kishën Katolike të Shën Bede në Widnes.

Babai i saj Derek vdiq para dasmës, por një video që ai regjistroi u lëshua në ditën e madhe.

Përfundimisht ajo pranoi atë që kishte bërë në një telefonatë trepalëshe me miqtë e saj të cilën ata e regjistruan.

Në telefonatë ajo pranoi se nuk kishte kancer dhe nuk kishte pasur kurrë./21Media