Dënohet prova raketore e Koresë Veriore

E konsideruan kërcënim

Testi i raketës balistike i Koresë Veriore ka hasur në dënim ndërkombëtar, derisa Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e kanë vlerësuar si “kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, ndërsa Rusia dhe Kina kanë shprehur shqetësim për rritjen e tensioneve në Gadishullin Korean.

Ky shtet i mbyllur dhe i izoluar, sot herët në mëngjes, e ka lansuar një raketë balistike, e cila është parë si sfidë për presidentin e ri të Koresë Jugore, i cili thotë se dëshiron uljen e tensioneve me Korenë Veriore./21Media

Back to top button