24 orë u djeg deponia ilegale në Shutkë.

Më shumë se 24 orë u ndot ajri në tërë Shkupin, kjo sepse hapësira që u vërshua nga flaka ishte e madhe e kurse deponia përmban mbeturina nga më të ndryshmet. Duke filluar nga plastika, e deri te tekstili e goma.

Tymi që lëshohej të digjte sytë dhe vështirësonte frymëmarrjen. Këtë e përjetuan për një kohë të gjatë edhe banorët që jetojnë rreth deponisë, pasi deponia digjet shpesh nga persona që për autoritetet nuk janë të njohur./21Media