Depp i shkroi mikut të tij: “Le ta djegim Amber-in”
28 Shkurt 2020
Publikohen mesazhet e Depp
Publikohen mesazhet e Depp
Gjykata e Lartë e Londrës lexoi disa mesazhe të aktorit Johnny Depp ku kërcënon me vdekje ish-bashkëshorten e tij, Amber Heard.
Në nëntor të vitit 2013, Depp i dërgoi një mesazh aktorit Paul Bettany ku shkruan: “Le ta djegim Amber-in” Në të njëjtën ditë, dërgoi një tjetër mesazh ku thotë: “Le ta mbysim para se ta djegim! Do përdhunoj kufomën e saj të djegur për t’u siguruar që ka vdekur”, shkruan The Guardian.
Mesazhet janë paraqitur si pjesë e çështjes së The Sun që Depp ishte abuziv ndaj Heard, gjë të cilën Johnny Depp e mohon. Ata përqendrohen në pretendimin e Amber Heard se Depp abuzoi me të në një fluturim me aeroplan privat në maj të vitit 2014./21Media