Aktori i famshëm Johnny Depp ka deklaruar se njerëzit që e menaxhonin e kanë keqpërdorur vlerën e tij

Aktori i famshëm Johnny Depp ka deklaruar se njerëzit që e menaxhonin e kanë keqpërdorur vlerën e tij

Këtë e kanë bërë duke marrë rreth 40 milionë dollarë kredi për të mbuluar moskujdesin ndaj parave të tij. Andaj Johnny është duke paditur TMG, ish menaxherët e tij, duke thënë se dëmi që ata kanë shkaktuar është astronomik, shkruan rtv21.tv.

Përveç kredive që ata kanë marrë në emër të Depp, ai thotë se kanë luajtur me paratë e tij, dhe Depp e ka kuptuar problemin në vitin 2015 kur menaxherët e kanë këshilluar që të shesë pronat e tij në Francë për të zgjedhur probleme tjera. Depp po padit TMG që të rikthejë së paku 25 milionë dollarë./21Media