Kaloni te përmbajtja kryesore

“Deputetët e LDK që nuk e duan rezultatin e zgjedhjeve të Osmanit, Abdixhikut dhe Selmanajt”

Kajtazi ka folur për listat e zgjedhjeve të partive politike

Gazetari Vehbi Kajtazi në “Click” të RTV21 ka thënë se hyrja e njerëzve të rinj në lista e subjekteve politike ka qenë më shumë e imponuar se sa vullnet i liderëve të partive politike.
Kajtazi po ashtu tha se hyrja e njerëzve të rinj në lista ka lëvizur të tjerët mbrapa dhe se rezultati i shumicës së këtyre që kanë hyrë vonë në lista ka treguar nevojën për ndryshim brenda subjekteve politke, shkruan rtv21.tv

Kajtazi tha se këtë ndryshim liderët kryesorë të LDK në këtë rast nuk e dojnë, “Nuk e don Lutfi Haziri as nuk e don Agim Veliu, as Haki Rugova as Lutfi Zharku rezultatin e Vjosa Osmanit, Lumir Abdixhikut dhe as të Driton Selmanajt”

Kjo sipas Kajtazi sepse përpos Osmanit e cila është në LDK më moti, të tjerët kanë treguar me votë që janë më të fuqishëm se Lutfi Haziri që është pjesë e LDK prej themelimit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button