Kaloni te përmbajtja kryesore

“Deputetët e LVV-së, të ndalin luftën hibride ndaj fermerëve”

Prodhuesit e qumështit në Kosovë, thanë se ditëve të fundit janë bërë objekt i një fushate linçuese, duke krijuar përshtypje në opinion se fermat e tyre po prodhojnë helm dhe jo qumësht. Fermeri, Fidan Krasniqi, tha se ai dhe familja e tij janë kthyer nga Suedia në Kosovë, duke besuar se në vendlindje mund ta kenë një të ardhme të ndritur. Megjithatë, përkundër mundit dhe sakrificës që ka bërë bashkë me familjen për ngritur fermën e tyre, akuzoi një numër deputetësh në Kuvendin e Kosovës për luftë hibride ndaj fermerëve.

“ E kanë kriju një bindje që na po prodhojmë helm, ka luftë hibride ndaj neve. Në fermën time ka qenë për vizitë edhe kryeministri Albin Kurti ai e din sa prodhoj une. Të ndalet kjo luftë”, tha Fidan Krasniqi, prodhues i qumështit.

Përplasjet mes prodhuesve të qumështit dhe ministrisë së bujqësisë që kulmuan me protesta të qumështarëve para objektit të ministrisë nisën javën e kaluar, kur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, me urdhër të ministrisë së bujqësisë nisi një kontrollë për cilësinë e prodhimit në qumështoren Vita. Kontrolli prej 25 inspektorësh, përfundoi me marrjen e vetëm një mostre nga kjo qumështore e cila ndaloi vullnetarisht aktivitetin e saj deri në nxjerrjen e rezultateve.Drejtori i kësa kompanie, Artan Spahija, bëri të ditur se AUV sërish ka inspektuar qumështoren,

Incizim-
“Ne jemi të hapur gjithmonë për inspektime. Por kësaj rradhe ishin 2 inspektor dhe morën 6 mostra”, tha Artan Spahija, drejtor i qumështores Vita

Spahija, u përqëndrua në sfidat që ka prodhuesi vendor dhe nxorri në pah vendimet e institucioneve, të cilat, sipas tij, po dëmtojnë jashtë mase çdo prodhues.

“Me këta burra kemi shku në Ministri. Qumështi i Sllovenisë është duke hyrë me 66 centë. Ne i kemi marrë në qafë dhe kemi ulur çmimin e tyre. Qumështi i Maqedonisë është duke ardhur me 73 centë, ndërsa në market shitet me 79 centë. Le të bahet burrë le të thotë prej sot ndalohet importi i qumështit pluhur, vajit të palmës. Ama le të bahet burrë le ta ndalë “, shtoi Spahija

Për kujdes në deklarime dhe veprime administrative ndaj prodhesve vendorë u shpreh edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, raporton rtv21.

“Kërkojmë me urgjencë nga qeveria që të ndërmarrë veprime urgjente për mbështetjen e fermerëve, prodhuesve, përpunuesve, nëpërmjet politikave fiskale, administrative. Të ndërmarrë veprime urgjente për të zgjidhur problemin e daljes së prodhimeve tona, të qumështit në tregje jo vetëm rajonale po sidomos në tregun e BE-së. Të ketë kujdes në çdo deklarim por edhe çdo veprim administrativ që merr të respektohet prodhuesi, nuk jemi kundër kontrolleve, jemi për një transparencë dhe bashkëpunim të plotë. Kërkojmë në rastin konkret të Vitës, kam shumë presion që të bashkëpunoj Vita me vende të tjera, kërkoj me urgjencë që së më shpejt të dalin analizat në mënyrë profesionale dhe të pavarura”, tha Rafuna.

Që nga mbyllja e përkohshme e qumështores Vita, fermerët vlerësojnë se kanë humbur dhjetëra mijëra litra qumësht të freskët. Ndërkohë, të martën qumështorja Vita nisi grumbullimin e qumështit nga fermerët pas një marrëveshjeje të ndërsjellë./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button