Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se zgjedhjet e reja janë opsioni i vetëm që do të mund të rikthenin legjitimitetin e institucioneve në vend, duke shtuar se në kohë pandemie Kosovës i duhet një qeveri teknike unifikuese.Osmani ka thënë se një qeveri tranzitore do të parandalonte polarizimin ekstrem dhe përplasjet e mëdha politike në kohë pandemie.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se zgjedhjet e reja janë opsioni i vetëm që do të mund të rikthenin legjitimitetin e institucioneve në vend, duke shtuar se në kohë pandemie Kosovës i duhet një qeveri teknike unifikuese.Osmani ka thënë se një qeveri tranzitore do të parandalonte polarizimin ekstrem dhe përplasjet e mëdha politike në kohë pandemie.

Politikisht, siç e kam thënë edhe në të kaluarën, zgjedhjet janë i vetmi opsion që do të mund të rikthenin legjitimitetin e institucioneve. Por në ndërkohë, deri sa do të krijoheshin rrethanat për zgjedhje për shkak të pandemisë, mendoj se e vetmja mënyrë për të parandaluar polarizimin ekstrem dhe përplasjet e mëdha në këto kohë sfiduese do të kishte qenë një qeveri tranzitore, ta zëmë për 6-9 muaj, e udhëhequr nga një figurë unifikuese mbi-partiake dhe me ministra teknik”, ka thënë ajo.

Sipas saj, një qeveri teknike-unifikuese do të mundësonte tejkalimin e krizës politike e ekonomike dhe do të bënte përgatitjen për organizim të zgjedhjeve të reja, e do të sillte konsensus rreth dialogut dhe mbrojtjes së integritetit territorial.

Deputetët e Vetëvendosjes, Fitim Uka, Mefail Bajqinovci, Arbëreshë Kryeziu e Agon Batusha janë shprehur pro idesë së kryeparlamentares Vjosa Osmani që të ketë një Qeveri teknike me një kryeministër unifikues.

Që të dy deputetët kanë propozuar që kryeministër të jetë Murat Jashari, si figura më unifikuese në vend.

LDK-ja është deklaruar kundër idesë së kryeparlamentares, Vjosa Osmani.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në konferencë për media ka thënë se synojnë mandat të plotë.

Ne po punojmë që Kosova të ketë qeveri të re. Kjo qeveri e re do të punojë me pritje për mandatin e plotë. Në qoftë se subjekte politike dhe LDK-ja në vazhdim të punës së kësaj qeverie sheh një interes tjetër të vendit, ne mund të bisedojmë me partnerët e koalicionit dhe subjektet politike tjera. Pasi ne këtë qeveri nuk e konsiderojmë si qeveri të tranzicionit”, ka thënë Mustafa.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate Jakup Krasniqi ka mbështetur idenë që postin e të parit të Ekzekutivit të vendit ta marrë Murat Jashari.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Murat Jashari është jurist i shkëlqyer, dhe përfaqësues dinjitoz i familjes të Jasharëve legjendar, andaj çdo propozim që do t’i jepte mandatin e plotë qeverisës do ta mbështesnin pa rezerva.

Të jetë propozim për një apo më shumë mandate të plota, sepse kemi bindjen se ai do të jetë vërtet unifikues në këto momente jetike për fatin e shtetit tonë. Në të kundërtën, propozimet nuk mund të jenë të sinqerta dhe kanë si prapavijë instrumentalizimin e Murat Jasharit në funksion të thellimit të përçarjes. Në të kundërtën, propozimi i Muratit vetëm për periudhën e tranzicionit nuk është i sinqertë”, ka shkruar Krasniqi.