Ivica Daçiq është zgjedhur kryetari i parlamentit të shtetit të Serbisë. Edhe pse,  3 deputetët shqiptarë nga Alternativa Demokratike Shqiptare dhe Lugina e Bashkuar nuk morën pjesë në seancën e sotme të kuvendit të Serbisë, ku Ivica Daçiq u votua për kryetar të parlamentit.

Nga 226 deputetët e pranishëm në seancë, vetëm një prej tyre ishte kundër liderit të SPS-it, gjersa 225 votuan pro.

Daçiq ishte kandidat i vetëm për kryetar të kuvendit i propozuar nga partia fituese të zgjedhjeve parlamentare serbe, SNS-ë, të cilën e udhëheq presidenti, Aleksander Vuçiq.

Ivica Daçiq nihet si njëri prej kundërshtarëve të Kosovës në Serbi. /21Media