Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në mbledhjen e sotme shqyrtoi raportin “Pasqyra vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë”. Me këtë rast u bë e ditur se raporti i auditimit, ka qenë i pamodifikuar dhe se numri i rekomandimeve ka qenë më i vogël në krahasim me vitet e kaluara.

Kryetari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza tha se kërkesa e anëtarëve të komisioni në fjalë ka qenë zbatimi i rekomandimeve pa vonesë të zyrës kombëtare të auditimit, si dhe të mos të ketë rekomandime të përsëritura.

Derisa foli për kërkesat e anëtarëve të komisionit, Hamza theksoi se ky komision ka dhënë edhe rekomandime shtesë, të cilat do t’i dërgohen në mënyrë të shkruar organizatës Buxhetore.

“Janë dhënë edhe disa rekomandime shtesë nga ana e anëtarëve të komisionit për mbikëqyrjen e financave publike dhe presim që në këtë rast ministria e Drejtësisë, të bëjë një plan të veprimit dhe t’i adresojë rekomandimet nga zyra kombëtare e auditimit dhe rekomandimet e anëtarët e komisionit që pastaj janë bërë rekomandime të komisionit për mbikëqyrjen e financave publike. Rekomandimet nga ana e komisionit do t’i dërgohen në mënyrë të shkruar organizatës Buxhetore”, tha Hamza./kp