Deputetët votuan në parim plotësim-ndryshimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

 
Me 73 vota për dhe asnjë kundër deputetët sot votuan në parim plotësim-ndryshimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se me këtë ndryshim të këtij ligji evitohet të metat dhe problemet që janë hasur në praktik për disiplinimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Këtë ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve e përkrahën edhe grupet parlamentare opozitare.

Back to top button