Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, konfirmoi se është i infektuar me koronavirus. Në një shkrim në Facebook, Avdyli tha se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Avdyli bëri të ditur se është në vetizolim.

“Meqënëse interesimi i miqëve e gazetarëve është i madh për të konfirmuar lajmin nëse jam Covid pozitv. Lajmi është i vërtetë. Më është konfirmuar që analiza ime ka dalur Covid pozitiv. Gjendja ime është e mirë dhe jam vetëizoluar sipas rekomandimeve”, ka shkruar Avdyli në Facebook./21Media