Deputeti i LDK-së: Mashtruesi ka emër Isa Mustafa, ndryshimi ka emër Vjosa Osmani
21 Dhjetor 2020
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi Qeverinë Hoti, pas shpalljes së pavlefshme të votës të deputetit Etem Arifi.
“Ska më më linqime ,poshtërim, përjashtim nga ata që me marreveshje prapa perdeve e tjetërsojnë vullnetin e vertetë të qytetarëve. Qytetari i kuptoi të gjitha, smashtrohet më nga mashtruesit që 40 vite në politikë jetuan e vepruan duke mashtruar. Edhe 40 ditë për të pensionuar mashtruesin që nga Rinia socialiste , sekretari krahinor LKK, 3% e deri sot bëri llugë skenën politike. Mashtruesi ka emër -Isa Mustafa. Ndryshimi ka emër. Vjosa Osmani”, ka shkruar Avdyli në Facebook.
Ska më më linqime ,poshtërim, përjashtim nga ata që me marreveshje prapa perdeve e tjetërsojnë vullnetin e vertetë të…
Posted by Haxhi Avdyli on Monday, 21 December 2020
Gjykata Kushtetuese ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme. Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor./21Media