Komisioni parlamentar për Ekonomi ka miratuar rekomandimet të dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian”.

Ndërsa, ka dështuar raportimi i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi lidhur me Rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian”, për shkak të mungesës së ministrit, i cili është i infektuar me Covid-19 dhe vazhdon të jetë i izoluar.

Po ashtu edhe shqyrtimi i raportit të Qeverisë me propozimin e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare- ARKEP është shtyrë për ditën e enjte para seancës së Kuvendit.

Kundër shtyrjes së këtij shqyrtimi ka qenë deputeti Pak Lekaj, i cili ka thënë se është me rëndësi që të zgjidhen sa më parë anëtarët e bordit të ARKEP.

Deputeti nga PDK-ja, Ferat Shala ka shprehur shqetësimet e tij se me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike të miratuar javën e kaluar në Kuvend, siç tha ai sjell çrregullime në sektorin minerarë.