Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Fitim Uka ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka treguar që simptomat i janë shfaqur para pak ditësh.

“Që nga e diela më janë shfaqur simptoma të Covid-19. Me rekomandim të mjekut jam izoluar dhe kam respektuar këshillat me përpikëri. Pak më herët kam pranuar telefonatën nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për të më konfirmuar se rezultati i testit tim për Covid-19 është pozitiv.”, ka shkruar Uka në Facebook.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se simptoma të njëjta ka edhe gruaja e tij, si dhe ka thënë se përballja me Covid-19 nuk është edhe aq e lehtë.

“Kushdo që ju thotë se është lehtë të ballafaqoni Covid-19, ju gënjen. Kështu që, ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së dhe ruani shëndetin tuaj dhe të familjes.”, ka shkruar Uka./21Media

Të dashtun, Që nga e diela më janë shfaqur simptoma të Covid-19. Me rekomandim të mjekut jam izoluar dhe kam…

Gepostet von Fitim Uka am Donnerstag, 23. Juli 2020