Deputeti i VV se Eman Rrahmani: Secili deputet duhet të jetë në çdo seancë që thirret nga kush do qoftë

Deputeti i VV se Eman Rrahmani i cili mori pjesë në seancën ku po diskutohet për Policinë e Kosovë pavarsisht vendimit  të partisë së tij për bojkotim për RTV21 tha se çdo deputet duhet të jetë në çdo seancë që thirret nga kush do qoftë

‘’Unë mendoj qe secili deputet duhet të jetë në çdo seancë që thirret nga kush do qoftë nëse ka kundërshtime duhet te thuhen ne Kuvend, besojë që kjo do ti kontribonte përafrimit të qëndrimeve te angazhimeve dhe kuptimit te gjendjës së Policisë se Kosovës, ne kemi një kërkesë nga sindikata e Policisë me kërkesa konkrete, unë nuk e mbështes rezolutën qe e ka pru opozita mirëpo besoj që duhet të jemi pjese e diskutimit ta kundërshtojmë aty për aty”, tha Rrahmani./21Media

Back to top button