Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vet deputeti përmes një shkrimi në llogarinb e tij “Facebook”. Bulliqi ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se është në vetizolim duke i respektuar rekomandimet e IKSHPK-së.

“Ju informoj se jam njoftuar nga IKSHP-ja se pas testimit të bërë për COVID -19, kam rezultuar pozitiv. Ju njoftoj se do tē jem në vetizolim duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së. Gjendjen shëndetsore e kam stabile”, ka shkruar ai duke bërë thirrje për respektim të masave./21Media