Deputeti i VV-së tha se Hoti duhet të sqarojë si do ta themelojë “Zajednicën”

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të raportojë në Komisionin për Legjislacion për zotimin e tij për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe si dhe procesin e Vetingut.

Iniciuesi i kësaj kërkese, deputeti i LVV-së, Artan Abrashi tha se kryeministri duhet të sqarojë si do të themelojë “Zajednicën”.

“Është shumë e rëndësishme që kryeministri me ardhë më raportu për deklaratat publike për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Të kemi këtu për ta pyetur se si e ka mendu implementimin e këtij. Ky raportim nuk ka të bëjë me raportimin e Hotit në Kuvend”, tha ai.

Për këtë çështje u pajtua edhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se duhet të sqarohen këto zotime, si dhe kërkoi që kryeministri të raportojë edhe për vetingun.

Por, këtë kërkesë e cilësoi si të pabazuar kryetari i komisionit, Shkëmb Manaj.

Ndërkaq, komisioni nuk arriti të kaloi në parim Projektkodin civil për shkak të vërejtjes së deputetëve opozitar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Komisioni diskutoi edhe për projektligji për tokën ndërtimore i cili nuk kaloi për shkak të vërejtjeve të deputetëve. Për këtë u kërkua raportimi i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi për këtë çështje.

Back to top button