Deputetja e AAK-së kërkon dorëheqjen e ministres Haxhiu pas vrasjes së shtatzënës në QKUK

Deputetja e Kuvendit nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi ka thënë se dorëheqja e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut është minimum i veprimit moral të kësaj qeverie, pas vrasjes së një shtatzëne në hapësirën e QKUK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Bytyqi ka thënë se kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike.
“Dorëheqje e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut është minimum i veprimit moral të kësaj qeverie. Nuk do koment as analizë të thellë të konstatohet fakti që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike”, ka shkruar Bytyqi.
Një grua është vrarë të mërkurën rreth orës 18:00 në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, në Prishtinë. Pas marrjes së informacioneve, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ndërsa, sipas Policisë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, një grua rreth 35-vjeçare./21Media

Back to top button