Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra konfirmoi se është infektuar me Covid-19.

Ajo përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se pozitiv ka rezultuar edhe bashkëshorti i saj.

“Sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do t’i nënshtrohemi këshillave mjekësore, deri sa ta kalojmë këtë gjendje.U kërkoj ndjesë kolegë dhe aktivistëve të partisë që më duhet të ndërpres takimet dhe bashkëbisedimet me anetarët, simpatizantët por edhe qytetarët në përgjithësi, gjatë kampanjës që kemi filluar kohë më parë.”, shkroi Deliu- Kodra.

Ndërsa në fund ajo u bëri apel qytetarëve që të kenë kujdes dhe t’i respektojnë masat.

“Lutem që kjo valë e infeksionit me virusin të kalojë sa më shpejtë dhe ju lus që të vazhdoni të mbani maskat, të kujdeseni për higjienën dhe ta ruani distancën. Shihemi së shpejti!”, përfundoi deputetja Blerta Deliu-Kodra./21Media