Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Labinotë Demi-Murtezi, ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme tërheqjen e Qëndrim Gashit nga detyra e ambasadorit të Kosovës në Francë.

Qëndrim Gashi ka shpërndarë në rrjetin social, Twitter, postimin e një gazetareje të së përditshmes franceze, Le Figaro, në të cilën shihet karikatura e Profetit Muhamed. Këtë veprim, deputetja Demi-Murtezi e quan skandal.

“Është i papranueshëm akti i përqeshjes së figurës së profetit tonë Muhammed (paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të) nga ambasadori ynë në Francë, Qëndrim Gashi. Ky veprim përbën skandal, dhe MJP duhet të marrë masa për tërheqjen e Gashit nga detyra. Dikur i akuzuar për sponzorimin e projekteve në shërbim të copëtimit territorial të vendit tonë, i lartpërmenduri vazhdon veprime të turpshme në shpërputhje të plotë me vlerat dhe përcaktimin që ka kultivuar populli ynë ndër shekuj”, ka shkruar Demi-Murtezi në Facebook.

Është i papranueshëm akti i përqeshjes së figurës së profetit tonë Muhammed (paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të) nga…

Posted by Labinotë Demi-Murtezi on Monday, 19 October 2020

Kryesia e Bashkësisë Islame në Kosovë i ka kërkuar të hënën Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, që të distancohet nga veprimi i ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi./21Media