Kadaj Bujupi flet para seancës së demarkacionit

Kadaj Bujupi flet para seancës së demarkacionit

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj Bujupi paka para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës për çështjen e demarkacionit, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së saj edhe njëherë për këtë çështje.

“Vota jonë është kundër kësaj marrëveshje”, tha Kadaj Bujupi.

Ndryshe seanca e paraparë në ora 10:00 për demarkacionin ende nuk ka nisur.

Kjo është përpjekja e tretë e Kuvendit të Kosovës për mbajtjen e seancës për demarkacionin, pasi javën e kaluar ka dështuar mbajtja e dy seancave të parapara me këtë rend dite.

Lista Serbe dhe Vetëvendosja deri tani janë dy partitë që janë deklaruar kundër marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin./21Media