Sot u zhvillua derbi i madh i këtij sezonin në Bundesligën gjermane ndërmjet liderit të tabelës, Bayern Munichut dhe ndjekësit të tij, RB Leipzigut.

Ashtu siç edhe pritej, në “Allianz Arena” u zhvillua një ndeshje spektakolare, ku u realizuan gjashtë gola, por që për fat të keq nuk pati fitues nga ky ballafaqim i zjarrtë.

Nkunku kaloi Leipzigun në epërsi në minutën e 19’, Bayerni e barazoi rezultatin në minutën e 30’ me golin e realizuar nga Musiala, ndërsa kaloi në avantazh pas katër minutave përmes golit te Thomas Muller. Mysafirët reaguan pas vetëm dy minutash dhe e rikthyen barazpeshën me golin e Kluivert (36).

Me të filluar pjesa e dytë (48’), Frosberg i kalo sërisht mysafirët në epërsi, por por ishte sërish Thmas Muller ai i cili nuk lejoi qe Bayerni të pësonte humbje duke barazuar shifrat në minutën e 75’ të ndeshjes.

Me këtë rezultat nuk ndryshon kreu i tabelës ku Bayerni kryeson me 23 pikë, i ndjekur nga Leipzigu me 21 sosh.