Ashtu siç edhe ishte pritur, Interi dhe Milani sot zhvilluan derbi spektakolar në “Giuseppe Meazza”. Në fund, tri pikët i takuan mysafirëve, të cilët e filluan furishëm takimin duke realizuar dy gola brenda gjashtë minutave që në fillim të takimit përmes sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Golave të suedezit iu përgjigj Romelu Lukau, i cili realizoi për 1-2 në minutën e 29’.

Në pjesën e dytë u zhvillua ndeshje e hapur dhe me shumë raste shënimi, por që shifrat nuk ndryshuan.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e katërt të kampionatit italian, Serie-A.