Derek Chauvin, ish-zyrtari policor nga Minneapolisi, është shpallur fajtor të martën për vrasjen e afro-amerikanit 46-vjeçar, George Floyd, në majin e vitit të kaluar, në përmbyllje të një procesi gjyqësor më se tre javësh për rastin që kishte nxitur trazira të dhunshme kundër forcës së tepruar të ushtruar nga policia dhe racizmit në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Juria dymbëshjetëanëtarësh, e përbërë prej pesë burrash dhe shtatë grash, ka shqiptuar vendimin, pasi që ishte mbledhur për diskutime rreth katër orë të hënën pasdite dhe më shumë se dhjetë orë gjatë së martës, duke e mbajtur në ethe një qytet të tërë.

Chauvin, 45 vjeç, u filmua i gjunjëzuar në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta gjatë arrestimit të tij. Pamjet e Chauvin, me gju në qafën e tij afrikano-amerikane Floyd shkaktoi protesta globale kundër racizmit.