Kaloni te përmbajtja kryesore

Deri më tani 427 të vdekur nga koronavirusi

Shpërthimi i koronavirusit ende nuk përbën pandemi

Përhapja vdekjeprurëse e koronavirusit nuk përbën ende një “pandemi”, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Sipas OBSH-së pandemi është kur një sëmundje përhapet në të gjithë botën, transmeton 21Media.

Të martën, tre vende të tjera aziatike Singapori, Malajzia dhe Tajlanda konfirmuan infeksione midis qytetarëve që nuk kishin udhëtuar në Kinë.

Numri i të vdekurve deri më tani ka arritur në 427. Po ashtu  më shumë se 20 mijë raste janë të prekur nga ky virus në të gjithë botën, shumica e tyre në Kinë.

Zyrtarët thonë se 425 njerëz kanë vdekur në Kinë dhe një në Hong Kong. Një vdekje është konfirmuar gjithashtu në Filipine./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button