Memli Krasniqi arrin në objektin e qeverisë

Memli Krasniqi arrin në objektin e qeverisë

Kryeministri në detyrë ka thirrur sot në takim liderët e partive politike për të diskutuar rreth situatës pandemike në Kosovë.

Siç raporton RTV21 deri në ndërtesën e qeverisë ka mbërritur kryeministri në detyre Kurti, ndërsa pas tij edhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Ftesën për t’u takuar e kanë refuzuar LDK-ja dhe AAK të cilat e kanë quajtur të vonuar këtë takim.

Ndërsa për Nisma ende nuk është deklaruar se a do të marrë pjesë apo jo.

Ftesë për këtë takim kanë marrë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlajmentarja, Vjosa Osmani por ende nuk kanë mbërritur./21Media