Vazhdon rinumërimi në QNR

Vazhdon rinumërimi në QNR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar rinumërimi i 1 mijë e 428 vendvotimeve pas vendimit të PZAP-së.

Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi për portalin rtv21.tv tha se deri në mesnatë janë numëruar 12.08% e vendvotimeve

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 170 vendvotime apo 12.08%”, tha Elezi.

Si pasojë e këtij rinumërimi certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do zvarritet deri në fillim të dhjetorit, pasi rinumërimi pritet të zgjasë rreth 3 javë.

PZAP të hënën kishte vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1 mijë e 428 vendvotimeve pas ankesave të pranuara nga subjektet politike që gjithsej ishin 102, si dhe ta pranojë të bazuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, që të largojë nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia./21Media