Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë në ora 9:30. Informojnë se nga të dhënat e përpunuara nga 2.326 vendvotime dalja e votuesve deri në ora 9 është 5.19%.

“Të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë dhe procesi i votimit zhvillohet pa pengesa. Sipas të dhënave të KSHZ-së, numri i përgjithshëm i votuesve deri në ora 9 kanë dalur në votim 94.167 votues apo 5.19% është jehona e votuesve deri në ora 9. Këto të dhëna janë të akumuluara nga 2.326 vendvotime”, deklaroi Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së./TV21