Deri sot janë vaksinuar mbi 55 mijë persona në Kosovë

 

Deri më tani janë vaksinuar mbi 55 mijë persona në nivel vendi, kështu ka njoftuar koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, në një konferencë për medie.

“Edhe sot po vazhdohet me vaksinim të personave mbi 65 vjeç, vetëm sot, në këtë sallë janë vaksinuar 150 persona, ndërsa në nivel vendi mbi 500. Në tërësi që nga fillimi janë vaksinuar mbi 55 mijë persona”, ka thënë Bardhi.

Bardhi shtoi se çdo gjë po shkon si duhet dhe se marrja e listave për persona të konfirmuar për vaksinim u ka lehtësuar punën.

“Deri tani çdo gjë po shkon mirë, sipas planit, shpresojmë që do jetë kështu edhe ditëve në vijim. Marrja e listës nga qendra lartë për persona të konfirmuar për vaksinim, ka paraqitur lehtësim edhe në punën tonë”, shtoi tutje ai.

Back to top button