Ministria e Shëndetësisë  ka njoftuar se pesë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga Covid-19, duke e çuar në 135 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Në Kosovë deri tani 5735 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa raste aktive janë 2632.

“Numri total i rasteve pozitive është 5.735 raste nga 31.056 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 135 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, bëhet e ditur në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë./21Media