Derisa Krasniqi përballej me drejtësinë në Hagë, reagoi familja e tij
9 Nëntor 2020
Ish-zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi sot për herë të parë ka dalë para Dhomave të Specializuara në Hagë. Gjatë fjalimit të Krasniqit në Hagë, kanë reaguar familjarët e tij përmes një postimi në Facebook.
Reagimi i familjes erdhi nga djali i vëllaut Ariani, i cili në Facebook shkroi se heronjtë lindin cdoherë nga padrejtësitë. “Edhe buzë viteve 70-ta të pamjaftueshme janë ato që të ruaj e mbajë kurrizin drejtë”, ka shkruar ai në Facebook.
Heronjet lindin cdohere nga padrejtesite, e kush me shume se baci Jakup u perballe me to!? Edhe buze viteve 70’a te pamjaftueshme jane ato qe te ruaj e mbaje kurrizin drejt.
Posted by Arian Krasniqi on Monday, November 9, 2020
Krasniqi para gjykatësit të procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara në Hagë është deklaruar i pafajshëm.
RTV21 sot ka qenë në shtëpinë e familjes Krasniqi por, përveç telefonave ata kishin mbyllur edhe derën e shtëpisë gjatë kohës sa Krasniqi ishte duke u marrë në pyetje në Hagë. /21Media