Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkoski, për TV21 pohon se seancë do të caktojë vetëm në rast se ka vendim për datën të re për zgjedhje nga ana e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Do të caktoj seancë vetëm nëse ka vendim për datë të re të zgjedhjeve nga Talat Xhaferi. Në të kundërtën nuk ka anjë arsye, ashtu është Kodi Zgjedhor i cili që nga sot është sërish në fuqi për të gjithë” tha Derkoski.

Qëndrim kërkuam edhe nga Kuvendi, por nga atje nuk ka asnjë lloj paralajmërimi për ndonjë veprim për vendim të ri me datë të re për zgjedhje.

Ndërkaq sot katër anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri tek kryetari dhe nënkryetarja e komisionit kanë dërguar inicitivë që sot të thërrasin seancë për zgjedhjet e parakohshme Parlamentare 2020./TV21