Didier Deschamps ka kuptuar se Antoine Griezmann nuk është i lumtur te Barcelona pasi po luan jashtë pozicionit të tij të preferuar.

Griezmann pati një sezon të dobët në “Camp Nou” pasi erdhi si një transferim shumë i shtrenjtë nga Atletico Madridi. Ai po ashtu nuk e ka nisur mirë sezonin 2020/21 nën urdhrat e trajnerit të ri Ronald Koeman i cili po e vendosë francezin në krahun e djathtë të sulmit, e jo në qendër, aty ku është pozicioni i tij natyral.

Trajneri i Francës Didier Deschamps ka thënë se do të flas me Griezmannin me rastin e ndeshjeve ndërkombëtare.

“Unë nuk dua të ndërhyjë në përdorimin e lojtarëve nga klubet tjera, e as te Barcelona..”, tha fillimisht Deschamps.

“Antoine po luan në krahun e djathtë në këtë moment. Ajo që mund të them dhe të mos dal kundër Ronald Koeman është se Antonio ka thënë se nuk e kupton pse nuk po luan në pozicionin qendror”.

“Për mua ai është shumë më efektiv kur luan në zemër të lojës. Aty e ka mundësinë të prek më shumë topin dhe t’i ndihmojë mesfushorët. Jam duke folur me atë, do ta takoj sërish më vonë Jam i sigurt se nuk është i lumtur me këtë situatë. Duhet ta bëjmë më të mirën”, tha në fund Didier Deschamps.