Ata u shprehën se dëshirojnë të bashkëpunojnë me dy këngëtarë

Ata u shprehën se dëshirojnë të bashkëpunojnë me dy këngëtarë

Dy djelmosha të rinjë dhe mjaft të talentuar ishin pjesë e emisionit të sontëm ”Fol Shqip Show”, të cilët folën rreth angazhimeve të tyre në Zvicër. Ishin vëllezërit e talentuar shqiptarë, Arbnor dhe Rrezart Kuqi, të cilët treguan se dinë t’i bien çiftelisë, sharkisë, kitarës, por pa lënë anash as instrumente të tjera muzikore. Përveç këtyre, ata janë edhe futbollistë të mirë në Zvicër, ku edhe luajnë në ekipe të grupmoshave të tyre.

Të pyetur se kush ju ndihmon rreth këndimit dhe futbollit, ata u shprehën se atyre ju ndihmon babai i tyre, për të cilin treguan se këndon edhe ai, shkruan rtv21.tv

Ndërsa, se a ju pëlqen zhanri rep?, Arbnori dhe Rrezarti u shprehën se repi nuk është stil i tyre, derisa treguan se atyre ju pëlqejnë reperët shqiptarë si: Noizy, Mozik, Capital T dhe dy reperë të huaj si Shinding dhe Bushido.

Ata treguan se kanë dëshirë të bashkëpunojnë me bijtë e Sefës, siç thanë Bacën Imer dhe Brahim./21Media