10 vjet nga opinioni i GjND-së

10 vjet nga opinioni i GjND-së

Sot janë bërë 10 vjet kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë kishte shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.  Me këtë rast Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se me mendimin e GJND-së është vulosur përfundimisht subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës.
Ndërkaq, njohës të së Drejtës Ndërkombëtare vlerësojnë se institucionet nuk po dinë ta përdorin argumentin e GJND-së tek ato vende që nuk e kanë njohur Kosovën ende.(Teksti-Burim ZARIQI, kamera- Fidan BAJRAMI)./21Media