Dështim biznesi, Rihanna humb 36 milionë dollarë

Rihanna, një nga artistët më të fuqishme në botën e muzikës dhe biznesit,  së fundmi ka pasur një humbje prej 36 milionë dollarësh nga linja e saj luksoze e veshjeve “Fenty Maison”, sipas raporteve të reja financiare të kompanisë së saj britanike Denim UK Holdings .

Kjo markë, u krijuar në vitin 2019 në bashkëpunim me LVMH dhe u mbyll në fillim të vitit 2021 për shkak të shitjeve të ulëta dhe ndikimit të pandemisë .

Fenty Maison konsiderohej si një markë me çmimet të larta, vetëm një fustan korse kushtonte rreth 810 dollarë , e sipas fansave këto çmime nuk ishin në rregull .Çmimet e larta dhe vështirësitë logjistike gjatë COVID-19 u bënë shkak për dështimin e projektit, ku kishte penguar Rihannën të mbikëqyrte nga afër atelienë në Paris dhe prodhimin në Itali.

Megjithatë, Rihanna mbetet një miliardere e suksesshme falë markave “Fenty Beauty” dhe “Savage X Fenty”, të cilat vazhdojnë të bëjnë fitime të mëdha. Humbja nga “Fenty Maison” shihet si një mësim biznesi që e ndihmoi atë të përqendrohet në markat që i sjellin sukses të qëndrueshëm./21Media

Back to top button