Barcelona sonte ka dështuar që të marrë vendin e parë në renditjen tabelare të La Ligas pasi është mposhtur me rezultat 2-1 nga Granada në “Camp Nou” në ndeshjen e mbetur nga javët e kaluara.

Mysafirët janë treguar shumë të efektshëm në pjesën e dytë të ndeshjes edhe pse ishte goli i Leo Messit i realizuar në minutën e 23’ që i kishte vendosur në disavantazh, përcjell KosovaPress.

Përmbysja e madhe dhe e pa pritur nga Granada ka ardhur në minutat 63’ dhe 79’ me golat e realizuara nga Machis dhe Molina.

Kështu, Barcelona ka lëshuar një mundësi të artë për t’u bërë skuadra favorite në luftën për titull dhe tani ka pikë të barabarta me Real Madridin, nga 71 në vendin e tretë dhe dy më pak se Atletico Madridi në vendin e parë.