Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, vlerëson se ka një numër të madh dështimesh në Qeverinë Kurti.

“Koalicioni qeverisës VV-LDK po prodhon dy qeveri, një qeveri e dëmshme e cila po shkon dhe një teknike që po vjen. Asnjëherë në historinë e Kosovës nuk ka pasë një zhvillim të tillë dramatik, që në koalicionin e partive politike brenda 100 ditësh të ketë dy qeveri. Së dyti, në pikëpamjen time, Kurti më shumë ka qenë kryeministër partiak, sesa kryeministër i Qeverisë së Kosovës. Prej dështimeve të tjera mund të llogaritet qasja e tyre në raport me Amerikën”, tha Hoxhaj, e që sipas tij, ai më tepër ka bashkëpunuar me Serbinë sesa me Shqipërinë.

Sipas Hoxhajt, Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë serioze në luftimin e pandemisë./21Media

#ArgumentPlus Hoxhaj thotë se Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë serioze për luftimin e #Covid19

#ArgumentPlus Hoxhaj thotë se Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë serioze për luftimin e #Covid19

Gepostet von RTV21 am Freitag, 15. Mai 2020