Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot ka hedhur akuza ndaj Qeverisë Kurti, për gjendjen e krijuar sa i përket sigurimit të vaksinave.

Abdixhiku ka deklaruar se dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave.

“Mediat kanë për detyrë të nxjerrin këtë të vërtetë; pushteti – që i ka krejt – ka për obligim t’i gjejë vaksinat. Fjalë e arsyetime kemi pasur plot. Punë s’po shohim dot. Kërcënimi s’është punë; e as që bën punë. Dobët, dobët shumë.”, ka shkruar i pari i LDK-së në facebook.

Dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave. E vërteta është interesi i…

Posted by Lumir Abdixhiku on Saturday, April 17, 2021